Flash News

KRYESORE

Mrekulli në pyll, gjendet një foshnje e braktisur në pusetën 6 metra të thellë  

Është mëkat që disa njerëz marrin statusin ‘prind’ vetëm se sjellin në jetë një fëmijë. Aspak e mjaftueshme! I tillë është edhe rasti i një bebeje, e cila është gjendur e braktisur në një puset të ujërave të zeza, 6 metra e thellë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Afrikën e Jugut.

Bebja fatlume është gjetur në kohë nga një grua, Charmaine Keevy 63 vjeç, ajo e cila kishte dalë për shëtitje me qenin  e saj. Fillimisht ka qenë ky i fundit që ka nisur të lehte në drejtim të pusetës, nga e cila dëgjoje një e qarë fëmije, raporton politiko.al. 

Fillimisht ajo kishte menduar se ishte një mace, por kur është afruar pranë pusetës ka pikasur një foshnje të porsalindur, pranë një kolonie milingonash të kuqe.

Ajo ka marrë menjëherë beben, e cila kishte ende kordonin e paprerë dhe e ka dërguar në spitalin më të afërt.

Fatmirësisht, pas ndërhyrjes së mjekëve, foshnja është në gjendje të stabilizuar shëndetësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për gjurmimin e nënës.

Të fundit