Flash News

KRYESORE

Mrekullia e arkitektëve, krijojnë ishullin me shtëpi ta vogla në Norvegji

Është e mrekullueshme risia e arkitektëve përgjatë brigjeve të Norvegjisë Veriore.

Ata kanë krijuar një ishull shtëpish që jepen me qira për 3.500 dollarë në javë.  Vizitorët e kanë quajtur atë një 'fetë qiellore'.

Ishulli është pa makina ose dyqane, por me  vetëm nëntë kabina të vogla me pamje nga oqeani.

Për të shkuar në ishull, turistët bëjnë udhëtimin me varkë një orë nga një ishull fqinjë, pastaj ngjiten në një vendkalim prej druri nëpër terrenin  malor.

Që nga hapja në vitin 2017, komuniteti është bërë një vend i fshehtë për muzikantët dhe artistët që kërkojnë një hapësirë të qetë për t'u çlodhur dhe krijuar. Tani ka një vlerësim me pesë yje në "TripAdvisor", ku vizitorët po e quajnë atë "një fetë të vogël qielli".

Të fundit