Flash News

KRYESORE

‘Mrekullia e tetë e Vlorës’, ish-deputetja publikon deklaratën e mjekut vlonjat për spitalin rajonal: Kjo është pamja reale e Shëndetësisë

‘Mrekullia e tetë e Vlorës’, ish-deputetja publikon

Ish-deputetja demokrate, Nada Meçorapaj ka publikuar në adresën e saj në Facebook deklaratën e një mjeku vlonjat për kushtet në spitalin rajonal të Vlorës.

Meçorapaj bën një ballafaqim të deklaratës së një mjeku, i cili denoncon kushtet e vështria në spital, si mungesën e mjekëve e investimeve, me deklaratën e kryeministrit Rama, i cili ishte sot i pranishëm në këtë spital, duke e cilësuar si ‘mrekullia e tetë’ për nga ana e shërbimeve.

“Më poshte keni 'Mrekulline e Tetë të Vlores' sipas Ramës, por edhe pamjen reale të Shëndetësisë në qytetin tonë, sipas një mjeku vlonjat.

Krahasojini dhe jepini të drejtë Deputetit të Parë ose Mjekut. Jo sipas simpative politike, por asaj që keni parë vetë (nëse jeni nga Vlora”, shkruan Meçorapaj.

Më poshtë deklarata e mjekut të Vlorës, në adresë të Meçorapaj

“Vlora perballet me mungese te theksuar ne mjeke specialiste: nuk ka mjek laboratori, nuk ka mjek hematollog, nuk ka mjek toksikollog, nuk ka mjek infeksioniste, ka vetem nje mjek neurollog te vetem per gjithe qytetin, mjeket obseter gjinekolloge jane pothuajse te gjithe pensioniste dhe mjeket e ardhur te emeruar nga ministrja nuk mbulojne urgjencat ne spitale sepse vijne ne oren 9 dhe ikin ne oren 12.

U konstruktua Poliklinika dhe nuk u ble asnje aparature e re, grafija eshte e vjeter e dhuruar nga nje mjek i ikur ne Gjermani, ECHO kardiake ne poliklinike nuk ka, laboratori i poliklinikes i gjithi me paisje te vjetra. Ne spitale nuk ka asnje investim ne aparature vetem suva, dyer dhe lyerje me boje.

Ne reanimacion mungojne monitoret, ne sallat e operacionit veglat e SANISERVIS jane të nje cilesie shume te ulet, nuk ka mjete per larjen e duarve te kirurgeve, nuk ka krevate operatore, mungon ndricimi i sallave te operacionit, mungojne aparaturat radiollogjike ne spitale dhe ne sallat operatore...”

Më poshtë deklaratat e Ramës gjatë vizitës, postuar në Facebook

Të fundit