Flash News

KRYESORE

Mrekullia/ Shpërthim gazi në qytetin rus, djali 11-muajsh i mbijeton dhe gjendet i gjallë pas 30 orësh nën rrënoja

Mrekullia/ Shpërthim gazi në qytetin rus, djali 11-muajsh i mbijeton

Është cilësuar si një mrekulli, gjetja e një bebeje vetëm 11 muajshe nën rrënojat e një blloku pallatesh, të rrënuara pas shpërthimit të gazit dy ditë më parë në qytetin rus të Magnitogorskut.

Sipas BBC, djali i quajtur Ivan i mbijetoi jo vetëm shpërthimit, por gjithashtu edhe qëndrimit për 30 orë nën rrënoja e në temperatura nën zero. Mediat raportojnë se vogëlushi ka marrë dëmtime serioze në trup, kryesisht në kokë dhe gjymtyrë, por është nën një terapie intensive kurimi.

Si pasojë e shpërthimit, deri tani raportohen nëntë viktima dhe dhjetëra të zhdukur.

Të fundit