Flash News

KRYESORE

“M’trego mu ti, jam nana” zhgënjen fansat; çfarë fshihet pas videove virale

Taksisti Avni Kurti ka qenë një ndër personazhet me të komentuar të ditëve të fundit në opinionin publik. Shprehjet e tij në disa video, si: "'Jam nana', 'm’trego mu ti' apo 'hajde mo pi kafe'”, u bënë mjaft virale.

Megjithatë, regjisori Drilon Hoxha ka treguar se këto ngjarje kanë qenë të inskenuara prej tij, ndërsa paralajmëron se ka nisur xhirimet për një film, ku personazh është Avniu, së bashku me taksinë e tij.

Hoxha thotë se ia arritën qëllimit që të gjithë të flisnin për “Jam Nana”, sepse gjithçka paska qenë e planifikuar dhe se shumë shpejt do ta shohim gjithçka në film.

Hoxha sqaron: "Ne e bëmë hit këtë personazh dhe asgjë nuk është personale, gjithçka është pjesë e filmit. Çfarë keni parë në video, do e shihni në film".

Nga ana tjetër, personazhi, Avniu thotë: "Ju presim në kinema, ju duam shumë…".

Pyetja që lind natyrshëm është: A duhet besuar se e gjitha paska qenë një lojë?

Të fundit