Flash News

KRYESORE

“Mu mbushën sytë më lot nga performanca juaj”, violinistja shqiptare rrëfen takimin me kancelaren Merkel

“Mu mbushën sytë më lot nga performanca juaj”,

Violinistja me origjinë shqiptare, Ervis Gega Dodi është një prej yjeve të ekselencës në muzikën klasike në Gjermani, por dhe kudo në botë.

Vajza nga Fieri, e cila u largua nga Shqipëria në vitet ‘90 ishte sot e ftuar në studion “Rudina” në Tv Klan, ku rrëfeu historinë e largimit nga Shqipëria si refugjate dhe ngjitjen në majat e muzikës klasike dhe në botën akademike gjermane.

Gjatë emisionit, violinistja tregoi edhe takimin me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila e kishte përgëzuar pas performancës në ceremoninë e varrimit të Genscher, ku violinistja përfaqësoi shtetin gjerman.

"Ceremonia, ku unë prezantova Gjermaninë në varrimin e Genscher ka qenë një nga më mbresëlënësit dhe pas asaj ceremonie Kancelarja Merkel më takoi dhe më uroi. Më tha: M’u mbushën sytë me lot nga performanca juaj”.

Ndërkohë në vitin 2009, Dodi u dekorua edhe nga institucioni i presidencës me titullin "Ambasadore e Kombit".

Të fundit