Flash News

KRYESORE

“Mua do më shihni në fytyrat e policëve”, çfarë deklaronte Lleshaj kur mori detyrën dhe a do mbajë përgjegjësi për Dollapin?

“Mua do më shihni në fytyrat e policëve”,

Më 29 tetor të 2018-ës, kur priste dekretin e presidentit Ilir Meta për të marrë zyrtarisht detyrën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaronte në emisionin ‘Opinion’ se sjellja e çdo polici do të pasqyronte edhe sjelljen e tij.

“Do ju them kaq, mua do më shihni në fytyrat e policëve. Shihni ata, si të jenë ata, jam unë”, do të shprehej Lleshaj. Më tej, ai shtoi: “Nëse i shihni policët me krimin, jam unë me krimin. Nëse i shihni policët e dehur, dijeni që po pi unë. Nëse i shihni policët të pasjellshëm, dijeni që po sillem unë. Ata do jenë fytyra jonë.”

Por kur kanë kaluar vetëm gjashtë muaj nga kjo deklaratë, Policia e Shtetit po tregon një sjellje aspak normale në protestën e opozitës. Arrestimi i Sahit Dollapit, Sekretar Organizativ i PD-së, pa patur asnjë shkak real, ngre dyshime të forta nëse Policia i ka tejkaluar kompetencat dhe sjelljen që duhet të tregojë në bazë të ligjit.

Videot tregojnë se arrestimi dhe dhuna ndaj Dollapit nuk është i justifikueshëm, pasi nga ana e tij nuk ka patur akte dhune. Pyetja që shtrohet për Sandër Lleshaj është nëse kjo dhunë tregon edhe fytyrën e tij në krye të Ministrisë së Brendshme?

Të fundit