Flash News

KRYESORE

Muaji rozë me aktivitete, në Vlorë zhvillohet turneu kick-box për femra

Në Vlorë sot është zhvilluar një turne i kick-boksit dedikuar vetëm për femra. Në të morën pjesë vajza nga e gjithë Shqipëria, të cilat shprehën aftësitë e tyre të rralla sportive.

Ky turne nuk u zhvillua rastësisht në muajin tetor, sepse ky muaj i dedikohet edhe kancerit të gjirit dhe quhet muaji rozë për iniciativat që merren vit pas viti në këtë periudhë për luftën kundër kancerit të gjirit.

Në këtë aktivitet domethënës 20 vajza konkuruan me njëra-tjetrën duke përfaqësuar 6 skuadra nga qytete të ndryshme shqiptare, Vlora, Tirana, Durrësi, Shkodra, Gjirokastra, Elbasani dhe Fieri.

Kampione absolute e këtij sporti në Shqipëri është Ilda Lelo. Ajo e cilësoi këtë turne si të rëndësishëm dhe me vlerë të madhe ndërgjegjësimi për vajzat shqiptare në ushtrimin e këtij sporti.

Aktiviteti i sotëm në fund pati ceremoninë e medaljeve, por ky nuk ishte qëllimi kryesor i tij. Në një vend të vogël si Shqipëria, turne të tillë ndihmojnë në sensibilizimin e shoqërisë me mesazhe si forca e femrës, përfshirja dhe rëndësia e saj në shoqëri.

Të fundit