Flash News

KRYESORE

A mund të flasim më për PDIU? Aqif Rakipi bojkotoi votimin për Arta Markun, dy deputetet e tjera morën pjesë

A mund të flasim më për PDIU? Aqif Rakipi bojkotoi votimin

A mund të flasim më për ekzistencën e një partie kur flasim për Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet? Më 13 dhjetor, me anë të një reagimi zyrtar, PDIU njoftoi se “nuk do të marrte pjesë në asnjë komision apo votim ku shkelet Kushtetuta e vendit”, duke iu referuar zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Por sot, në seancën plenare, dy deputetet e kësaj force politike, Reme Lala dhe Elena Xhina morën pjesë në votim, ndonëse nuk mund të thuhet nëse ishin pro, kundër apo abstenuan për Arta Markun. Ndërkohë, deputeti tjetër, Aqif Rakipi ka qenë në një linjë me qëndrimin e zyrtar të PDIU-së, duke bojkotuar votimin, raporton Politiko.al. Nga tre deputetë që ka PDIU, vetëm Rakipi respektoi vendimin e partisë.

Zbardhen emrat/ Këta janë 5 deputetët e PS që nuk morën pjesë në votimin për Arta Markun, mes tyre edhe Ulsi Manja

Të fundit