Flash News

KRYESORE

“Mund të hapim spitalin covid 2”, paralajmëron kreu i Urgjencës: Si pritet të jenë shifrat e të infektuarve deri në fund të korrikut

“Mund të hapim spitalin covid 2”, paralajmëron kreu i

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka paralajmëruar se shifrat e personave të infektuar me covid-19 deri në fund të këtij muaji do të jenë në një trend në rritje.

Madje, pas rënies në kontakt të personave gjatë qershorit me virusin, gjatë këtij muaji mund të jetë e nevojshme edhe rihapja e spitalit covid 2.

“Covid-1 po shfrytëzohet në maksimum, janë 84 aty. Unë mendoj se së shpejti do hapim Covid-2. Korrikun do ta kemi në ngritje, se është maksimumi i dëmit që është bërë. Masa të tjera për ta parandaluar? Do krijosh distancimin fizik në një mënyrë apo në një tjetër.

Nëse njerëzit vazhdojnë në këtë mënyrë, nëse baret do të rrinë ngjeshur. Mënyra e jetesës do të kufizohet si në çdo vend tjetër. Nuk mund të lësh jetën e njerëzve në dorë të aventurierëve. Covid-19 po merr jetë edhe në moshë të re,” tha në emisionin “Opinion”, Skënder Brataj.

Të fundit