Flash News

KRYESORE

‘Mund të jenë edhe prej koronavirusit’, Spahia flet për studimin në Shkodër: Vdekjet janë rritur me 40%, mungojnë hetimet

‘Mund të jenë edhe prej koronavirusit’, Spahia flet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia foli për një studim të Bashkisë së Shkodrës, që flet për rritjen e numrit të të vdekurve gjatë 2020 krahasuar me një vit më parë.

Në emisionin Real Story, Spahia tha se vdekjet e shtuara mund të jenë shkaktuar edhe prej COVID 19, por duhet të ketë hetime.

“Është një studim i Bashkëisë Shkodër, e cila thotë se ka një rritje me 40% e numrit të të vdekurve…Ky studim do edhe një miratim, vullnet për ta realizuar. Ky fakt i bashkisë kërkon hulumtim të thellë, pasi mund të tregojë edhe situatën reale, pra mund të jenë vdekje të shtuara si pasojë e COVID 19. Problemi më i madh në këtë situatë është mungesa e testimeve”,- tha ai.

Për Spahinë Shqipëria rezulton në të shumtën e qyteteve zonë e gjelbër pasi mungojnë testimet.

“Me politikat e testimeve nuk habitem që gjithë Shqipëria të dalë zonë e gjelbër. Unë po them nuk mund ta zgjasim pafund izolimin. Pas valës kryesore u zgjat jashtë cdo limiti, s’kemi argument dhe studime që na tregojnë përhapjen e virusit. Po them që nuk mund të shkatërrojmë ekonominë e shqiptarëve se nuk po durojmë dot më. Ky është realiteti, kështu na kanë lënë”,- shtoi ai.

Të fundit