Flash News

KRYESORE

Mund të kishte shkuar dhe më lirë, Ermal Mamaqi tregon koston e filmit me Elvana Gjatën

Mund të kishte shkuar dhe më lirë, Ermal Mamaqi tregon koston e

Filmi "2 gisht mjaltë" ka filluar të jepet në të gjitha kinematë shqiptare. Një film që është pritur prej kohësh nga publiku dhe siç po shihet nga fluksi, deri tani ka shumë sukses.

I ftuar në "Rudina", Ermali që është dhe protagonist në film, tregoi se kostot e filmit nuk kanë qenë dhe aq marramendëse, duke marrë parasysh që stafi realizues ishte i huaj dhe cilësia e filmit ishte e lartë.

“Filmi ka kushtuar 250 mijë euro. Tani që e di si funksionojnë këto gjëra, mund ta kisha bërë edhe më lirë”, tha Ermali.

Në film, janë të përfshirë emra të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare si Bujar Asqeriu, Koço Devole, Marjana Kondi, Natasha Sela, Olta Daku, Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja dhe Eglein Laknori, janë vetëm disa nga aktorët që shfaqen në film.

Të fundit