Flash News

KRYESORE

‘Mund të mbyllemi sërish’, Bardhi i kthehet Ramës: Spitalet vatra kryesore të infeksionit, shkarko Manastirliun

‘Mund të mbyllemi sërish’, Bardhi i kthehet Ramës:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në “Mbrëmja në Abc” ka folur për rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus dhe të shtruarve në spitale.

Duke u ndalur te paralajmërimi i kryeministrit Rama për një mbyllje të dytë, Bardhi tha se në vend që të trembë shqiptarët, Rama duhej të kishte mbrojtur mjekët ndërsa shtoi se vatrat kryesore janë në këtë moment QSUT dhe “Shefqet Ndroqi”.

“E para kryeministri  duhet t’u qëndrojë gjërave që thotë. T’i informojë shqiptarët përpara se të mundohet t’i trembë. Vatrat më të mëdha janë spitalet. Situata në QSUT është shqetësim real dhe përgjegjëse është qeveria. Qeveria  ka detyrimin t’i pajisë mjekët me mjete mbrojtëse. Nëse ti si qeveri je e paaftë t’i mbrosh mjekët, kurseju sulmet.Kryeministri në vend që të dalë e të flasë për situatë të rënduar duhet të shkarkonte ministren e shëndetësisë dhe drejtorin e QSUT. Vatrat më të mëdha janë QSUT dhe Sanatoriumi.”

I pyetur nëse mendon se do të kemi një mbyllje të dytë, Bardhi u shpreh se kryeministri fillimisht duhet të përmbushë detyrimet ndaj qytetarëve dhe biznesit të vogël, që nga mbyllja e parë, dhe më pas janë ekspertët ata që vendosin.

Të fundit