Flash News

KRYESORE

“Mund të shkojë deri në flijimin e njerëzve më të afërt”, Basha paralajmëron se Rama po dorëzon bashkëpunëtorët

“Mund të shkojë deri në flijimin e njerëzve më

Kryedemokrati Lulzim Basha njoftoi se sot se informacionet flasin për një intensifikim të përpjekjeve për arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, si i përfshirë në dosjen ‘339’, ku konfirmohet vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve në Shqipëri.

Gjatë komunikimit me gazetarët, Basha tha se kryeministri Edi Rama mund të flijojë edhe njerëz të tjerë të afërt, të kapur në bashkëpunim me krimin, por gjithsesi, kjo nuk do e shpëtojë atë nga përgjegjësia.

“Mund të shkojë deri në flijimin e njerëzve të tjerë më të afërt të tij të kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar, por asgjë nuk ndryshon në vendosmërinë e opozitës së bashkuar, por jam i bindur edhe në besimin e qytetarëve se vendi nuk mund të mbetet peng i një njeriu të kapur në vjedhje votash dhe që pastaj ka plaçkitur Shqipërinë për të pasuruar një grusht njerëzish. Beteja po avancon, por avancon edhe aty ku i struktur në virmën e miut, nga frika, është gati të dorëzojë bashkëpunëtorët e tij në krim. Nuk është punë ‘kokë Gjushësh’ apo ‘kokë Sejdinësh”, tha Basha.

Kreu i PD-së kërkoi largimin e Ramës nga posti i kryeministrit si mënyra e vetme për t’i dhënë fund krizës ku ndodhet vendi.

Lulzim Basha jep lajmin: Po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos

Të fundit