Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
A mundet islami të jetë sistem qeveritar për një shtet modern?
Ibn Warraq
Pyetjet, kritikat dhe librat e studiuesve që kritikuan islamin dhe u përndoqën
...vijon
Ali Abd al-Raziq, një sheik në universitetin e famshëm islamik në Kajro, publikoi në 1925 'Islami dhe Parimet e Qeverisë'. Në këtë libër, al-Raziq argumentoi për një ndarje të fesë dhe politikës duke qënë se ai, sinqerisht, besonte se kjo ishte ajo çka islami predikonte. Një pikëpamje e tillë u vërtetua e papranueshme dhe al-Raziqi doli para një tribunali, me të tjerë sheikë, të cilët e nxorën fajtor për mungesë respekti. Ai u pushua nga universiteti dhe ju ndalua të mbante ndonjë post fetar.
Një tjetër student i al-Azhar ishte egjiptiani i letrave Taha Husayn. Ai gjithashtu ishte arsimuar në Francë, kur kishte marrë një perspektivë skeptike. Pashmangshmërisht, në kthimin e tij në Egjipt, ai i kritikoi rëndë traditat e vjetra të vendit. Pikëpamjet e Husaynit gjithashtu dolën të papranueshme për establishmentin fetar dhe ai u detyrua që të dorëhiqej nga të gjitha postet publike. Në librin e tij Mbi Poezinë Pre-Islamike, Taha Husayn ka shkruar se fakti që Abrahami dhe Ismaili shfaqen në Kuran “nuk është i mjaftueshëm për të vërtetuar ekzistencën e tyre historike.”
Në prill të 1967, pak para Luftës Gjashtë Ditore, një botim i revistës së ushtrisë siriane, Jayash ash-Shah përmbante një artikull ku sulmohej jo vetëm islami, por Perëndia dhe feja në përgjithësi, si “mumje që duhen transferuar te muzetë e mbetjeve historike.” Në një skenë të ngjashme me rastin Ibn Kammuna, në shumë qytete siriane turma pushtoi rrugët, dhe rrëmuja çoi në dhunë, greva dhe arrestime.
Kur marifeti i vjetër i fajësimit të incidentit në ndonjë komplot sionisto-amerikan dështoi të qetësonte dhunën, autori i artikullit, Ibrahim Khalas, dhe dy nga redaktorët e tij dolën para gjykatës ushtarake, u gjetën fajtorë dhe u dënuan me burgim të përjetshëm dhe punë të rëndë. Fatmirësisht, eventualisht ata u liruan.
Në 1969, pas mundjes shkatërrimtare të arabëve nga Izraeli në 1967, një intelektual marksist sirian prodhoi një kritikë brilante të mendimit fetar. Sadiq al-Azm ishte arsimuar në Universitetin Amerikan të Bejrutit, doktoraturën për filozofi e kishte kryer në Yale University dhe ka botuar një studim mbi filozofin britanik, Bishop Berkeley. Kritikat e forta të al-Azmit për islamin dhe fenë nuk u vlerësuan pozitivisht nga establishmenti sunit në Bejrut. Ai doli në gjyq për akuzën “provokim të shqetësimeve fetare,” por çështja u pushua, ndoshta për shkak të lidhjeve politike të familjes së tij siriane të njohur politikisht. Pavarësisht, al-Azm e pa me vend që të jetonte jashtë vendit për ca kohë.
Sadiq al-Azmju përvishet udhëheqësve arabë për moszhvillimin e aftësive kritike te popujt e tyre, dhe për qëndrimin jokritik të vetë udhëheqësve për islamin dhe mendimin e tij të vjetëruar. Reaksionarët e përdorën mendimin fetar si një armë ideologjike, megjithatë, askush nuk i nënshtroi mendimet e tyre ndaj një analize kritike shkencore për të nxjerrë në pah të pavërtetat që ata përdorin për të shfrytëzuar njeriun arab... [Udhëheqësit] shmangin çdo kritikë të trashëgimisë intelektuale dhe shoqërore arabe...Nën vellon e mbrojtjes së traditave, vlerave, artit, fesë dhe moraleve të popullit, përpjekja kulturore e lëvizjes çlirimtare arabe u përdor për të mbrojtur institucionet prapanike dhe kulturën dhe mendimin mesjetar të ideologjisë obskurantiste.
Çdo myslimani do t’i duhet të përballet me sfidën e zhvillimeve shkencore të këtyre një qind e pesëdhjetë viteve të fundit. Njohuritë shkencore janë në konflikt të drejtpërdrejtë me besimet fetare myslimane për një sërë çështjesh. Por ndryshimi më themelor qëndron te metodologjia—Islami mbështetet te besimi i verbër dhe pranimi në mënyrë të pakritikueshme të teksteve mbi të cilat bazohet feja, teksa shkenca varet te mendimi kritik, shqyrtimi, deduktimi, dhe rezultate që janë së brendshmi koherente dhe përkojnë me realitetin.
Ne nuk mundemi më që të kemi mendim fetar të pakritikuar: të gjitha shkrimet e shenjta duhet të shqyrtohen në një mënyrë shkencore. Vetëm kështu do të mund të ndalim së pari prapa dhe vetëm atëherë feja do reshtë së qeni një justifikim obskurant për statusn quo-në intelektuale dhe politike.
Libri i Sadiq al-Azm është i rëndësishëm dhe meriton të njihet më shumë, por me sa di unë nuk është përkthyer nga arabishtja. Së fundmi, Sadiq al-Azm me shumë kurajë e ka mbrojtur Rushdien në një artikull në Die Welt des Islams (1991).
Një tjetër përpjekje për reformimin e islamit nga brenda gjithashtu ka përfunduar në tragjedi. Teologu sudanez Mahmud Muhammad Taha u mundua të minimizonte rolin e Kuranit si burim ligji. Taha mendonte se kishte ardhur koha që të formuloheshin ligje të reja që do të plotësonin më mirë nevojat e njerëzve në shekullin e njëzetë. Për të përhapur parimet e veta, Taha krijoi Vllazërinë Republikane. Autoritetet fetare në Khartoum nuk i pranuan idetë e Tahas dhe në 1968 e shpallën atë fajtor për braktisje të besimit islam, që nën ligjin islam zakonisht dënohet me vdekje. Shkrimet e tija u dogjën, por vetë Taha arriti që t’i shpëtonte ekzekutimit për shtatëmbëdhjetë vite. Ai doli sërish para gjykatës dhe u var publikisht në moshën shtatëdhjetegjashtë vjeçare në Khartoum, në janar të 1985.
Ndoshta myslimani më i famshëm bashkëkohor i përmendur nga Pipes është udhëheqësi libian, Mu’ammar al-Qaddafi, deklaratat publike të të cilit për Muhamedin, Kuranin dhe islamin përmbëjnë një blasfemi shumë më të madhe se çfarëdo gjëje të përmendur deri më tani. Qaddafi e kufizoi ligjin sharia vetëm në çështje private; idetë e tij u shpallën në sferën publike. Ai ndryshoi kalendarin islam, tallej me pelegrinët e Mekës si “naivë dhe budallenj,” kritikoi profetin Muhamed dhe deklaroi se arritjet e tij ishin shumë më të madhërishme se ato të Profetit. Në përgjithësi, ai tregoi skepticizëm ekstrem për të vërtetën e Kuranit, bile edhe për vetë jetën e Profetit. Megjithëse udhëheqësit fetar e shihnin Qaddafin si anti-islamik dhe të paudhë, dhe i dënuan “pabesitë dhe gënjeshtrat” e tij, nuk pati thirrje për vdekjen e tij, dhe asnjë nga shkrimet e tij nuk u ndalua. Në fakt, nëse CIA do të ishte treguar e zgjuar, mund t’i kishte riprintuar dhe t’i shpërndanin lirshëm mendimet blasfemie të udhëheqësit libian, dhe të linin fundamentalistët të bënin pjesën tjetër të punës.
Dy skeptikë të tjerë gjithashtu e vunë në dyshim aftësinë e islamit për të sjellë ndonjë zgjidhje për problemet e ditëve moderne. Në 1986, një avokat në Kajro, Nur Farwaj, shkroi një artikull ku kritikonte ligjin islamik sharia, si një “përmbledhje rregullash reaksionare tribale të papërshtatshme për shoqëritë bashkëkohore.” Po në 1986, avokati dhe eseisti egjiptian Faraj Fada publikoi një pamflet me titullin agresiv 'Jo Sharias'. Vepra argumentonte për ndarjen e fesë nga shteti sepse islami nuk mund të garantonte një kuadër kushtetues laik, të nevojshëm për drejtimin e një shteti modern. Eseja polemizuese e Fadas pati sukses të madh, duke rivalizuar në popullaritet shkrimet e sheikut dogmatik Sheikh Kashk. Është përkthyer në turqish, persisht, urdu, dhe të tjera gjuhë të botës islame.
Një tjetër vepër e botuar para shkurtit 1989 e meriton të përmendet. Në L’Islam en Questions (Grasset, 1986), njëzet e katër shkrimtarë arabë ju përgjigjen pesë pyetjeve të mëposhtme:
A e ruan islami prirjen e tij botërore?
A mundet islami të jetë një sistem qeverie për një shtet modern?
Është sistemi islamik i qeverisjes një hap detyrues në zhvillimin e popujve islamë dhe arabë?
Është ‘rikthimi te islami,” fenomeni që po vërehet në dhjetë vitet e fundit në shumicën e vendeve myslimane, diçka pozitive?
Kush është armiku kryesor i islamit sot?
Nga përgjigjet e studiuesve vërehet qartë që një pjesë e madhe e intelektualëve arabë nuk e shohin islamin si përgjigjen për problemet shoqërore, ekonomike dhe politike që shqetësojnë botën islame. Shumica e korrespodentëve fuqishëm mbështetnin një shtet laik. Nëntë shkrimtarë japin një JO të fortë dhe të palëkundur për pyetjen e dytë, “A mundet islami të jetë një sistem qeverie për një shtet modern?”, gjashtë të tjerë ishin po aq të palëkundur në favor të një shteti laik. Edhe ata shkrimtarë që ju përgjigjën me PO pyetjes së dytë, e bëjnë këtë me hezitim në përgjigje të rrethuara me cilësime të tilla si, “nëse të drejtat respektohen,” apo “për sa kohë që kemi një interpretim modern të islamit,” etc. Gati të gjithë e shohin “rikthimin te islami” si një fenomen negativ dhe e konsiderojnë fanatizmin fetar si rrezikun më të madh me të cilin përballen të gjithë myslimanët. Një nga shkrimtarët në librin e sipërpërmendur është Rachid Boudjera, novelist, dramaturg, eseist, komunist dhe ateist i vetë-rrëfyer. Ai bën komente përvëluese për fenë në Algjeri dhe sulmon hipokrizinë e shumicës—tetëdhjetë për qind—të cilët vetëm luten apo pretendojnë të luten në muajin e Ramadanit, muaji i shenjtë i agjërimit; të cilët shkojnë në pelegrinazh për prestigj shoqëror; të cilët pijnë dhe kurvërojnë dhe prapë deklarojnë se janë myslimanë të mirë. Për pyetjen “a mund të jetë islami një sistem qeverisës për një shtet modern?”, Boudhedra qartësisht thotë:
Jo, absolutisht jo. Është e pamundur; dhe ky nuk është një opinion personal, është diçka objektive. Ne e pamë që kur Neimeri (kreu i Sudanit) kërkoi të aplikonte ligjin sharia: nuk funksionoi. Eksperimente përfundoi papritur pas prerjes së ca duarve dhe këmbëve...ka një reagim kundra këtyre gjërave edhe mes shumë myslimanëve---goditja me gurë e grave, për shembull, me zor se zbatohet, përveçse në Arabinë Saudite, dhe shumë shumë rrallë... Islami nuk është fare i përshtatshëm me shtetin modern... Jo, nuk e shoh se si islami mund të jetë një sistem qeverisës.
Nuk është e ditur publikisht që qysh prej vitit 1983 ka pasur një fatwa të shpallur kundra Boudjedras, dhe pavarësisht kërcënimeve me vdekje ai mbetet në Algjeri, duke u munduar të jetojë normalisht, duke lëvizur nga një vend në tjetrin, i maskuar. Për t’ju shtuar “gabimeve” të tij, në 1992 Boudjedra shkroi një sulm të egër ndaj FIS-it, Partisë Islamike, që ishte përgatitur të fitonte zgjedhjet e 1992, duke e ekspozuar si një parti ekstremiste jodemokratike, bile edhe duke e krahasuar me partinë naziste të viteve tridhjetë. Boudjedera nuk ka asgjë përveç përbuzjes për ata që heshtin dhe ata që jo vetëm nuk janë kritikë ndaj islamit, por edhe pretendojnë të shohin diçka “pjellore” në prapavajtjen e tyre në kohët mesjetare. Fatwa e 1983 çoi eventualisht në fatwan e 1989.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38