Flash News

KRYESORE

Mungesa e Çakos në mbledhjen e Komisionit, Murrizi Xhafajt: Ka një ftohje mes jush, jo si ajo që thuhet në showbiz

Mungesa e Çakos në mbledhjen e Komisionit, Murrizi Xhafajt: Ka

Është mbledhur paraditen e sotme Komisioni Parlamentarë i Sigurisë për të diskutuar buxhetin  e Ministrisë së Brendëshme për vitin 2018.

Në fjalën e tij para deputetëve, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha se buxheti i këtij viti ka një rritje me 8.4% krahasuar me vitin 2017..

Ajo që vihet re në këtë mbledhje është mungesa e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Çako. Mungesë të cilën e vuri në dukje deputeti i PD-së Myslim Murrizi, i cili ne fillim të fjalës së tij i tha ministrit Xhafaj se vë rë një ftohje mes tij dhe Haki Çakos.  Ftohje e cila sipas Murrizit nuk ka të bëjë me ata që thuhen portale e showbiz.

Murrizi ka  bërë dhe një  pyetje për Drejtorin e Përgjithshëm Haki Çako në lidhje me të ndaluarit e disa ditëve më parë, duke i kërkuar Xhafajt që t’ia përcillte këtë pyetje atij.

 

Të fundit