Flash News

KRYESORE

‘Mungesa e studentëve, element kompromentues’, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve propozon datë të re për zhvillimin e zgjedhjeve

Debatit për anulimin e zgjedhjeve në universitete i është bashkuar së fundmi edhe Sindikata e Punonjësve të Universiteteve në Shqipëri, që përmes një njoftimi për mediat kërkon shtyrjen e tyre  nisur nga kushtet specifike ku ndodhet vendi prej më shumë se 2 muajsh.

Në njoftimin e SPUSH theksohet se data e zgjedhur për të mbajtur zgjedhjet nuk përkon aspak me periudhën e kthimit të studentëve në auditorë (qershor-gusht), çka i përjashton ata nga procesi zgjedhor, në përputhje me ligjin.

Sindikata propozon muajin shtator si të përshtatshëm për zhvillim të zgjedhjeve, që përkon me periudhën kur do të nisë mësimi në auditor ose fillimin e vitit të ri akademik.

“Sindikata e punonjësve të universiteteve në Shqipëri, me bindje të plotë se zhvillimi i zgjedhjeve është jo vetëm detyrim ligjor, por edhe jetik për mbarëvajtjen e administrimit të universiteteve, e konsideron si një element komprometues të procesit zgjedhor, mospjesëmarrjen e studentëve. Në këtë mënyrë do të kërkonim rishqyrtimin e këtij urdhri për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme ligjore”, thuhet në njoftim.

Të fundit