Flash News

KRYESORE

Mungesa e Tahirit në 27-vjetorin e PS, ministra dhe deputetë me qëndrime të ndryshme

Mungesa e Tahirit në 27-vjetorin e PS, ministra dhe deputetë me

Ish-kryetari i degës së PS për Tiranën dhe ish-ministri i Brendshëm ndodhet në një përballje me drejtësinë pas akuzave për bashkëpunim në trafik droge, e cila e shkëputi atë nga jeta politike nuk ishte i pranishëm në festën e 27-vjetorit të Partisë Socialiste.

Ministri e Bujqësisë, Niko Peleshi është shprehuar se do të dontë që Tahiri të ishte i pranishëm , pasi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm si eksponent i PS.

Çdo socialist është patjetër pjesë e brendshme e kësaj partie. Saimiri është një kontributor i jashtëzakonshëm i PS-së, ka drejtuar PS-në e Tiranës që është zemra, bërthama e kësaj organizate të madhe. Do doja ta shihja këtu dhe ta falënderoja, ta përgëzoja për çfarë ka bërë për këtë forcë politike ku militojmë së bashku për të mirën e vendit”, pohoi Peleshi për Raport TV.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko është më gjakftohtë dhe mungesën e Tahirit e paralelizon me atë të shumë socialistëve të tjerë. “Mos e shikoni nga ky këndvështrim, këtu ka shumë mungesa, ne secilën e përjetojmë sipas mënyrës tonë”

Edhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli nuk e sheh si dramatike mungesën e ish-ministrit të Brendshëm. “Mua më mungojnë të gjithë socialistët që s’kanë mundur të jenë këtu prezentë. Mund të kenë shumë më tepër kontribut se shumë të rinj këtu. I uroj të gjithëve atyre që mungojnë”, deklaroi deputetja e Qarku të Kukësit.

Edhe pse mungoi fizikisht, Saimir Tahiri uroi socialistët përmes një statusi në rrjetet sociale, ku shprehej se pavarësisht vështirësive, socialistët do të ringriheshin.

‘Klani Veliaj’ dominon festën e PS-së së Tiranës. I pranishëm edhe Taulant Balla që është gjithmonë me kryetarin

 

Të fundit