Flash News

KRYESORE

Mungesa Vip në Samitin e Diasporës, ‘armiku’ i Ramës refuzon ftesën e Majkos

Nisur nga nesër, do të nisë Samiti i Dytë i Diasporës, që do të organizohet në dy qytete: Tiranë dhe Lezhë.

Ishte planifikuar që rreth orës 12:00, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të mbante një fjalim, por ai ka refuzuar ftesën e ministrit Pandeli Majko. Në axhendë, thuhet se Kurti do të zëvendësohet nga kryetari i grupit parlamentar, Glauk Konjufca, pa ndonjë sqarim përkatës.

Nuk dihet nëse refuzimi i ftesës nga Kurti ka të bëjë me raportet e acaruara të tij me Edi Ramën që lidhen me qasjet e tyre të ndryshme për kufirin Kosovë – Serbi apo nuk e ka parë të arsyeshme të jetë pjesë e një samiti që gjërësisht është cilësuar si nje antimiting i kryeministrit.

 

Të fundit