Flash News

KRYESORE

Mungesat, katër 'shqiptarë' në Kombëtare kundër Italisë

Mungesat, katër 'shqiptarë' në Kombëtare

I detyruar nga mungesat e shumta, për shkak të dëmtimeve dhe kartonëve, trajneri de Biazi i ka kthyer sytë nga Kampionati shqiptar i futbollit. Një gjë që e bën rrallë. Katër lojtarë të Superiores do të jenë në 22-shen e seleksionit kombëtar për dy ndeshjet e radhës, zyrtaren kundër Italisë me 24 mars, dhe miqësoren kundër Bosnjës pak ditë më pas. Enea Koliçi do të jetë në treshen  e portierëve, bashkë me Strakoshën dhe Hoxhën, ndërsa në mbrojtje ka arritur një ftesë edhe për Albi Allën. Sipas Panorama Sport, edhe Liridon Latifi i Skënderbeut do t'i bashkohet Kombëtares duke e çuar në katër numrin e të ftuarve (edhe pse Alban Hoxha ka qenë rregullisht i ftuar, por rrallë i aktivizuar).

Të fundit