Flash News

KRYESORE

Mungoi 5 vjet në studion e Opinion, Fevziu tregon arsyen e takimit të djeshëm me Berishën

Mungoi 5 vjet në studion e Opinion, Fevziu tregon arsyen e takimit të

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe gazetari Blendi Fevziu ditën e djeshme janë takuar në zyrën e ish-kreut të Partisë Demokratike. Ishte Erla Mëhilli, këshilltarja e ish-kryeministrit, e cila publikoi një foto të tyre duke shtrënguar duart me njëri-tjetrin.

I kontaktuar nga Politiko.al, Fevziu  u shpreh se “ishte një kafe kortezie”, por pa dhënë detaje të tjera rreth takimit.

Kujtojmë se që pas dorëheqjes nga kreu i PD-së, 5 vite më parë, ish-kryeministri nuk është shfaqur më në studion e Opinion. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse ky takim do të shkrijë ‘akujt’ mes tyre dhe nëse do e shohim Berishën në studion e Fevziut. /Politiko.al/

Të fundit