Flash News

KRYESORE

Mungoi në emision për shkak të Berishës, Artan Hoxha mesazh të koduar: Kjo ishte vetëm ndeshja e radhës

Moderatori i emisionit ‘Java’ në RTSH 2, Artan Hoxha nuk ishte i pranishëm në studio për shkak të pranisë së ish-kryeministrit Sali Berisha me të cilin ka raporte ‘të ngrira’ prej kohësh.

Hoxha, teksa ndiqte nga shtëpia emisionin e dy kolegeve të tij, Lorenc Vangjelit dhe Preç Zogajt ka reaguar përmes një statusi në ‘Facebook’, ku ironozon duke shkruar se e falenderon Berishën që po e zëvëndëson denjësisht dhe se kjo ishte vetëm ndeshja e radhës dhe se kampionati vazhdon.

"Përshëndetje Doktor. Në pamundësi për të qenë sot në studion e RTSH-së, po të ndjek më shume kërshëri nga ekrani. Të falenderoj që po më 'zevendeson denjesisht' në emisionin 'Java'. Do mundohem të jem në lartësinë tënde, ne rolin e qytetarit dixhital. Kjo ishte vetem "ndeshja" e radhës. Kampionati vazhdon”, ka shkruar Hoxha.

“Ti ke vrarë dëshmitarin”/ Berisha i shkon në studio, moderatori bojkoton emisionin e tij

Të fundit