Flash News

KRYESORE

Mungoi në koncertin e Pavarësisë, Dua Lipa tregon arsyen

Mungoi në koncertin e Pavarësisë, Dua Lipa tregon arsyen

Të gjithëve u bëri përshtypje mungesa e këngëtares Dua Lipa në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, aludimeve të shumta ju ka dhënë përgjigje babai i këngëtares, Dukagjin Lipa, i cili sqaroi se Dua nuk ka pasur një ftesë zyrtare nga institucionet e Kosovës.

Dukagjin Lipa, i cili është pjesë e stafit menaxherial të këngëtares që po arrin majat në skenën botërore ka hedhur poshtë lajmet që kanë qarkulluar se vajza e tij nuk ishte pranishme për shkak të mosmarrëveshjeve me Rita Orën.

“Të gjitha diskutimet që i kemi bërë për ardhjen e mundshme të Duas në Prishtinë kanë qenë lidhur me kohën dhe orarin e saj, por edhe këto biseda kanë qenë në forma miqësore, krejtësisht jozyrtare. Prandaj nuk është i vërtetë as pretendimi e as shuma e cila është përfolur në këto portale, pasaktësi për të cilën ne ndiejmë keqardhje”, ka thënë Dukagjin Lipa për gazetën “Koha Ditore”.

Të fundit