Flash News

KRYESORE

Mungoi në seancën për vettingun, vëzhguesi i ONM: Jam i zhgënjyer, Arta Marku t’mos japë vetëm urdhra

Mungoi në seancën për vettingun, vëzhguesi i ONM: Jam i

Sot u zhvillua seanca e parë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për kryeprokuroren e përgjithshme të përkohshme, Arta Marku.

Seanca drejtohej nga trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu. Ajo është pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të pozicionit të saj në krye të Prokurorisë, por edhe se më parë kishte kandiduar për një post në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ajo që ra në sy ishte fakti se Marku nuk ishte prezent në sallë. Ka qenë relatorja e çështjes, Genta Tafa Bungo ajo e cila i është drejtuar avokates e cila e përfaqësonte në seancë, Lindita Çelaj se përse Marku nuk është paraqitur.

“Ajo e pa të arsyeshme që unë të isha sot këtu në vend të saj”, tha avokatja.

Avokatja tha se nuk kishte asnjë arsye dhe se nuk mund të fliste për problematiket e saj. Nga ana tjetër, mungesa e Markut nuk është pritur mirë as nga vëzhguesi i ONM-së, Teo Jacobs.

“Jam i zhgënjyer që nuk është e pranishme, pasi doja të bënim një debat. Dua të bëj disa komente për një nga çështjet qe u diskutua këtu. Doja të debatonim personalisht. Arta Marku nuk duhet të japin vetëm urdhra”, është shprehur vëzhguesi i ONM.

Të fundit