Flash News

KRYESORE

Mungoi të shtunën në Kuvend,  ky është deputeti i vetëm që u betua sot në seancën plenare

Të shtunën gjatë betimit në Kuvend, nuk u vu re mungesa e deputetit të LSI-së Vangjel Tavo por sot, pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, Tavo ka bërë betimin para kolegëve dhe para mediave.

“Betohem me nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend. Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do t'i bindem Kushtetutës dhe ligjeve, do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë e shtetasve dhe do të punoj me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e Atdheut dhe mirëqenien e popullit tim.

BETOHEM”, u shpreh Tavo.

Megjithatë nuk dihet arsyeja se përse Tavo mungoi të shtunën në betim.

Mungoi të shtunën në Kuvend,  ky është deputeti i vetëm që u betua sot në seancën plenare

Të shtunën gjatë betimit në Kuvend, nuk u vu re mungesa e deputetit të LSI-së Vangjel Tavo por sot, pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, Tavo ka bërë betimin para kolegëve dhe para mediave.

“Betohem me nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend. Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do t'i bindem Kushtetutës dhe ligjeve, do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë e shtetasve dhe do të punoj me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e Atdheut dhe mirëqenien e popullit tim",tha Ruçi.

"BETOHEM”, u shpreh Tavo.

Megjithatë nuk dihet arsyeja se përse Tavo mungoi të shtunën në betim.

 

Të fundit