Flash News

KRYESORE

Mungon avokatja, dështon sërish seanca për Emiliano Shullazin

Mungon avokatja, dështon sërish seanca për Emiliano Shullazin

Ka dështuar për të pestën herë seanca për Emilajno Shullazin dhe grupin e tij. Shkak këtë herë është bërë mungesa e avokates Eralda Brahimasi, e cila mbron kryesisht Gilmando Danin.

Për këtë arsye, Gjykata ka gjobitur 10 mijë lekë avokaten Brahimasi, ndërsa rastin e mungesës vendosi t’ia referojë dhomës kombëtare të avokatisë.

Në seancë ishin të pranishëm Endrit Qyqja dhe Gilmando Dani, të pandehurit e tjerë kanë preferuar të mbrohen nga avokatët

Gjykata ka pezulluar afatet e paraburgimit për të gjithë të pandehurit, ndërsa seanca e radhës u caktua në 25 mars.

Të fundit