Flash News

KRYESORE

Mungonte prej 5 ditësh në media, Veliaj shfaqet sot në Itali

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk ishte parë në media apo në inagurime publike prej 5 ditësh, duke ngjallur dyshime dhe pikepyetje te ndryshme.

Megjithatë, sot ai u është rikthyer daljeve publike teksa është shfaqur në një takim në Bolonja me homologun e tij,  Virginio Merola.

Në njoftimin e dërguar nga zyra e mediave në Bashkinë e Tiranës, thuhet se ‘Veliaj dhe Morela diskutuan mbi mundësinë e bashkëpunimit dhe të rritjes së shkëmbimit të eksperiencave në fushën e transportit publik, si dhe atë të projekteve të rigjenerimit urban dhe mjedisit’.

Mungesa e çuditshme e Veliajt, i njohur për propagandën e shfrenuar u shoqerua me hipoteza te ndryshme, duke qenë se këto ditë Tirana është përfshirë nga valë protestash, duke filluar nga banorët e ‘Unazës së Re’ te studentët që kërkojnë ulje të tarifave të studimit.

Të fundit