Flash News

KRYESORE

Munguan elementet shqiptare në Superkupën e Europës, Qeveria: Keqardhje, jemi shtet multietnik

Munguan elementet shqiptare në Superkupën e Europës, Qeveria:

Qeveria e Maqedonisë ka shprehur keqardhje për mungesën e elementëve shqiptare në ceremoninë e Superkupës së Europës, e cila u luajt mbrëmë në Shkup, midis Real Madridit dhe Manchester United.

Grupet e tifozëve dhe politikanë të ndryshëm kanë kritikuar organizimin e Federatës Maqedonase të Futbollit, duke e konsideruar skandal mungesën e elementeve shqiptare në ceremoni.

Ndërkohë, në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i qeverisë maqedonase, Mile Boshnjakovski, ka thënë se përgjegjëse për ceremoninë ka qenë federata, ndërsa ai ka shprehur keqardhjen për këtë veprim.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk ka qenë pjesë e konceptit artistik të Superkupës së UEFA-s. Ideja artistike është bërë nga qeveria e kaluar dhe nga Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) si organizator. Qeveria e re e ka mbështetur teknikisht organizimin e Superkupës së Evropës. Shprehim keqardhje që FFM-ja si organizator nuk i ka vënë vëmendje konceptit multietnik të shtetit tonë” ka thënë Boshnjakovski.

Të fundit