Flash News

KRYESORE

Municione në banesë, vetëdorëzohet në polici vjehrri i Fatbardh Licit

Municione në banesë, vetëdorëzohet në polici vjehrri i

Remzi Kulli është vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës katër ditë pasi Gjykata e shkallës së parë caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. 57 vjeçari është vjehrri i Fatbardh Licit, i vrarë në 10 gusht të 2018-ës në Shkodër.

Kulli ka pranuar se arsenali i armëve i gjetur në një banesë në fshatin Luarës të Velipojës i përket atij. Duke qenë se pranoi autorësinë, avokati kërkoi masë më të lehtë për Kullin, por kjo kërkesë nuk u pranua nga gjykata.

Armët u zbuluan nga policia pas aksionit që u zhvillua më 27 prill në Luarës, për shkak se aty u regjistruan të shtëna me armë.

Të fundit