Flash News

KRYESORE

Murati: "Tahiri" nuk mjafton për hapjen e negociatave. Rama fiton më shumë pikë se opozita

Murati: "Tahiri" nuk mjafton për hapjen e negociatave. Rama fiton

Gazetari Erl Murati është shprehur në studion e lajmeve të News 24 se Saimir Tahiri nuk po bëhet 'kokë turku' për negociatat. Sipas tij, edhe nëse ish-ministri do të shpallët i fajshëm, nuk mjafton për të hapur negociatat, pasi kushtet e Bashkimit Europian janë të qarta.

"Nuk e shikoj 'kokë turku' sepse procesi po gjykohet nga tre gjyqarë, që do të japin vendimin final. Kemi pasur një proces normal gjyqesor, i cili është ndjekur edhe nga vete Tahiri. Nga pikepamja proceduriale, procesi ka qenë e rregullt. Nëse do të shpallet i fajshëm, , Tahiri do t'a apelojë ketë vendim. Shqipëria ka detyra mjaft të qarta dhe të sakta se çfarë duhet të bejë. Nuk mendoj se edhe nese Tahiri denohet, që Shqiperia të hapte negociatat për anetarësim në bashkimin europian", analizon Murati.

Për Muratin, Edi Rama do të fitonte më shumë pikë se opozita nëse Tahiri dënohet, pasi nënkupton se ai nuk ka rënë pre e shantazheve të ish-ministrit të tij dhe nuk ka nderhyre ne proces. "Opozita do të fitoj pikë, sigurisht, por edhe mazhoranca sepse një dënim eventual do të tregonte një llojë ndarje të Ramës nga ish-ministri i tij i Brendshëm", përfundoi Murati.

Vendimi pritet të jepet nga momenti në moment, ku Tahiri rrezikon 8 vite burg, edhe pse do ta apeloje çështjen dhe nuk do të qëndrojë pas hekurave.

Të fundit