Flash News

KRYESORE

Murrizi del nga Këshilli Politik: PS është bërë pishman për ndryshimet e votuara në 30 korrik, por ka dy rrugë për ta zhbërë

Murrizi del nga Këshilli Politik: PS është bërë pishman

Përfaqësuesi i opozitës parlamentare, Myslym Murriziishte i pari që ka lënë mbledhjen e Këshillit Politik.

Ai tregon se në dy orë që ka nisur mbledhja, vetëm 20 minuta ka patur diskutime, pasi në pjesën tjetër të kohës palët kanë debatuar për firmosje ose jo të një letre në drejtim të OSBE/ ODIHR.

Sipas Murrizit, PS dhe opozita parlamentare janë penduar për ndryshimet kushtetuese të miratuara në 30 korrik, por kanë vetëm dy rrugë për ta zhbërë.

“U largova nga mbledhja sepse nga dy orë, vetëm 20 minuta është diskutuar. Ata po rrinë kot dhe po zihen për një letër a e firmos ose jo OSBE/ODIHR.

Për atë që sanksionon Kushtetuta në 30 korrik mund të jetë bërë pishman Damiani, por nuk e ndryshon, edhe opozita parlamentare pse nuk kontribuoi.

Listat e hapura dhe propozimi kandidatëve janë dy gjëra të sanksionuara në kushtetutë, ka vetëm dy rrugë për ta kthyer 30 korrikun, ose të mblidhen 28 firma në parlament e të votohet me 94 vota, ose ti drejtohen sovranit.

Pyeta përfaqësuesin e OSBE dhe tha se letra duhet ti shkojë ODHR në Poloni dhe nuk kemi normë sa vetë duhet të firmosin që të ktheje përgjigje.

Shqiptarët nuk e meritojnë që të mbeten peng e zënkave për një letër për ODIHR”, tha Murrizi. I pyetur se cili format koalicionesh mbështet, ai tha se nuk dëshiron të bëjë koalicion me asnjërën palë.

Të fundit