Flash News

KRYESORE

Murrizi-gazetares: Ju po shpikni! Nuk kam qenë në takim me Patozin sot

Murrizi-gazetares: Ju po shpikni! Nuk kam qenë në takim me Patozin sot

I ftuar në emisionin “Kjo Javë’ në News 24, deputeti Myslim Murrizi mohon të ketë qenë në takim sot me Rudina Hajdarin, deputetet e grupit demokratik dhe me Astrit Patozin.

Takimi është bërë me Rudina Hajdarin dhe me pesë anëtarë të PD. Nga 8 dhjetori i ’90-s deri më sot janë krijuar 90 parti dhe do vazhdojnë të krijohen. Ju po shpikni kur thoni se kam qenë në takim me Patozin sot. As Patozi nuk ka qenë në takim me deputetët e rinj.

Unë shkoj në bindjen time, nuk kam qenë në këtë takim që është bërë me deputetët. U krijua grupi parlamentar dhe në unanimitet u vendos që Hajdari të jetë kryetarja e grupit parlamentar demokrat”, tha Murrizi.

Ndërsa më tej, i pyetur se kujt partie i përket, Murrizi tha se nuk ka parti por që askush nuk e ndalon të jetë demokrat. “Kush mund të më ndalojë mua për të qenë demokrat?”, tha Murrizi.

Të fundit