Flash News

KRYESORE

Murrizi: Gjiknuri bashkë me Bylykbashin ka stisur prag kombëtar, me këtë formulë s'del deputet i pavarur

Murrizi: Gjiknuri bashkë me Bylykbashin ka stisur prag kombëtar, me

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj dy anëtarëve të Këshillit Politik të dy partive më të mëdha në vend PS-PD, ndaj Damian Gjiknurit dhe Oerd Bylykbashit për praguan elektoral.

PS propozi që pragu elektoral të jetë 3% në rang kombëtar dhe sipas Murrizit, Damian Gjiknuri këtë e ka bërë bashkë me Oerd Bylykbashin.

Sipas deputetit, me këtë formulë, askush nuk del deputet i pavarur, por duhet të ketë miq që të plotësojë 3 % të votave. Myslim Murrizi theksoi se me këtë sistem zgjedhor të propozuar, nuk pyetët për votën e qytetarëve, por janë kryetarët e partive ata që vendosin për çdo gjë.

“Damian, edhe pse ke punuar në SHIK, lexoje si deputet. Ke stisur prag kombëtar bashkë me vëllanë tënd në Këshillin Politik. Ndryshuat nenet për koalicionet. Kjo është rregullorja e Damian Bylykbashi. Me këtë formulë, askush nuk del deputet i pavarur, por duhet të ketë miq që të plotësojë 3 përqind të votave. Jam pro rezolutës për hapjen e negociatave në BE. Për 30 vjet, në këtë sallë janë ulur më shumë se 1000 deputetë dhe deputete. Për 30 vjet, politika nuk ka dashur që Shqipëria të hyjë në BE. Kjo sallë është përçmuar dhe sharë e denigruar, për hatër të 60 individëve dukemi të gjithë hajdutë, tinzarë, të gjithë të paburra që lëpihemi pas të parit të partisë. Bëjnë sikur iu djeg xhani pse Shqipëria nuk po hyn në Europë. Kanë dashur të livadhisin larg rregullave që përcakton Europa. Me këtë sistem zgjedhor, nuk pyetet për votën e qytetarëve”, u shpreh Murrizi.

Të fundit