Flash News

KRYESORE

Murrizi kërkon falje publike për të sëmurët me sindromën ‘down’, por quan ‘pjeshkëz’ Avokaten e Popullit

Një ditë pasi u prit me protesta në hyrje të Parlamentit, deputeti Myslym Murrizi ka kërkuar falje publike për grupin social të prekur nga sindroma ‘down’.

“Ndjej keqardhje për lëndimin që u kam shkaktuar, ndaj kërkoj falje publike nga komunikimi im në faqen private, për t’iu garantuar ata që si qytetarë do kenë mbështetjen time”, tha Murrizi në një dalje për mediat, ndërsa sulmoi Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca.

“Ndjej neveri ndaj kujtdo që kërkon të ndihet faktor duke spekuluar në këtë grup social. Ndërsa avokates së marrëveshjes së 17 majit, mes Bashë dhe Ramës për hatër të pallatit 17 katësh të prishur me marrëveshje që pret shpërblim i them që të mos bëjë ciu ciu me deklarata false dhe sikur është e prekur shumë se ka dy vjet që ka ngrohur karrigen dhe nuk e ka ditur se ekziston ky grup social, se prej 6 muajsh ke parë të helmohen nga gazi i Sandrit, dhe nuk ke reaguar.

Vetëm kur të ngritën zgupthi e të çuan në spital për të vizituar Dollapin, që u rrëzua para Bashës. Që të mos përdoresh si pjeshkëz e shtrydhur nga padrinot duhet të kishe folur edhe për politikanët VIP-a që në tv nuk kanë lënë grup shoqëror e social pa ofenduar me terma si qorr, plak autik, psikik. Ju kërkoj ndjesë shoqatës së fermerëve, nëse i kam ofenduar edhe ata, duke i thënë Avokates së Popullit ‘pjeshkëz’, përfundon deputeti.

Fjalori fyes i nënkryetarit të Kuvendit, reagon Fondacioni ‘Down Syndrome Albania’: Masë disiplinore ndaj Murrizit

Të fundit