Flash News

KRYESORE

Murrizi pas mbledhjes së Këshillit Politik: Ekspertët thanë se votimi i ndryshimeve kushtetuese nuk e prek “5 Qershorin”

Murrizi pas mbledhjes së Këshillit Politik: Ekspertët thanë

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, deputeti Myslim Murrizi tha se se mbledhja ishte e qetë dhe pa shumë debate. Ai tregoi edhe mendimin e ekspertëve për marrëveshjen e 5 qershorit për të cilën tha se mbetet e pa ndryshuar.

Sipas Murrizit, e vetmja nismë ligjore që ka deformuar demokracinë në Shqipëri, është 21 prilli i vitit 2008, kur shqiptarëve iu mohua e drejta e zgjedhjes.

“Patëm njëfarë debati. Ekspertët u shprehën që nuk preket marrëveshja e 5 qershorit. Nuk shoh ndonjë gjë që mbetet pa adresuar. E vetmja nismë ligjore që ka deformuar demokracinë në Shqipëri, është 21 prilli i 2008, që shqiptarëve iu është mohuar e drejta e zgjedhjes.

Grupi jonë është shprehur me firmë që nuk e ndryshon. Shitblerja nuk ndryshohet në Kodin Zgjedhor. 1 qershorin” nuk e votojmë, vetëm po na e mbushën mendjen. Duhen një sërë ndërhyrjesh. Hajde bisedojmë një mendje ne, dy ata. Vetëm gjumi i ndan”, tha Murrizi.

Të fundit