Flash News

KRYESORE

Murrizi: PS ka dëmshpërblyer më mirë se PD ish-të përndjekurit politik  

Murrizi: PS ka dëmshpërblyer më mirë se PD ish-të

Deputeti i të ashtuquajturës opozita parlamentare, Myslim Murrizi deklaron në Kuvend se Partia Socialiste në pushtet ka dëmshpërblyer më mirë kategorinë e ish-të përndjekurve politikë se qeveria pararendëse, e drejtuar nga PD.

Madje, teksa cilëson se PS nuk e ka as detyrim moral, i sugjeron qeverisë që të vijojë dëmshpërblimin duke ulur dozën e projekteve rrugore, sipas tij me kosto prej milionash euro.

“Është absurde që një njeri që ka dhënë jetën të marrë dëmshpërblim për 8 vjet dënim. Minimalja e dënimit të paktën duhet të jetë 25 vjet burg dëmshpërblim.

Ndarja me këste 2-3 mln , humbja e jetëve në kampet famëkeqe, buxhet i cunguar dhe tallje me letra me vlerë, është vrastare.

Është e vërtetë që ju në qeverisjen tuaj që se keni detyrim moral keni dëmshpërblyer ndoshta edhe më mirë nga paraardhësit tuaj. Mjafton të ulni pak dozën e kilometrave të rrugës me milionat e eurove, të mos dëmshpërbleni gjoja me vendim të gjykatës së Strasburgut ortakë tuaj politikë me 15-17 mln euro pse prishet një ndërtesë, të mos jeni kapricozë si rasti i Begetit”, tha Murrizi.

Të fundit