Flash News

KRYESORE

Musa Ulqini mbështet dialogun, por anashkalon kushtin kryesor të opozitës

Musa Ulqini mbështet dialogun, por anashkalon kushtin kryesor të

Deputet i PS, Musa Ulqini shprehet se kryeministri Edi Rama është gati të ulet dhe të dialogojë me opozitën dhe këtë e ka deklarur edhe një ditë pas zgjedhjeve ashtu siç ka bërë vazhdimisht në kohën para zgjedhjeve të 30 qershorit.

Megjithate, Ulqini 'harron' kushtet e opozites, e cila ka deklaruar vazhdimisht se nuk do te diskutoje me mazhorancen, per sa kohe qe Edi Rama do te jete ne postin e kryeministrit.

"Që nga shkurti deri më sot opozita përjashtoi debatin dhe dialogun. Kombet janë vrarë dhe më pas ka ndodhur dialogu. Pas 30 qershorit, Rama mbajti një fjalim dhe në atë fjalim tha se jemi të gatshëm për dialog. Në deklaratën e BE dhe SHAB është edhe  thelbi i dialogut. Ngritja e institucioneve, Gjykata Kushtetuese dhe e treta palët të ulen e të diskutojnë pa kushte me reformën zgjedhore. Është bërë me konsensus. Është kërkuar të thuhet se duhet të ulen dhe më pas të nis diskutime. E gjithë beteja e opozitës e kanë bërë në emër të votës. Por vota e lirë bëhet duke patur rregulla të qarta. Sugjerimet e bëra nga ODHIR, dhe në sapo kishim një produkt opozita ik nga loja. Kemi kërkuar tu jepet e drejta emigrantëve 1 milion shqiptar që nuk e kanë këtë të drejtë vota." ka thënë deputeti i PS.

Në fund, Ulqini ka edhe disa ‘kunja’ në drejtim të opozitës, për të cilën insiston se bojkoti i parlamentit ishte vendim i gabuar dhe se “rrezikon të fshihet ose të riformatohet. akti i opozitës është i papërligjur”.

"Dy forcat politike të opozitës kanë marrë përsipër një akt vetëvrasës. Ne kemi provojat e partive të tjera ndërkombëtare. Partitë kanë ikur për shkak të vendimeve të tyre. PD e kanë kundërshtuar të gjithë. Aletatët e Europës miqtë të gjithë. Situata është e rëndë. Opozita rrezikon të fshihet ose të riformatohet. akti i opozitës është i papërligjur", ka deklaruar Ulqini.

Të fundit