Flash News

KRYESORE

Musa Ulqini rendit anët ‘e mira’ të ligjit anti-shpifje: Vetë gazetarët duhet ta duartrokasin

Musa Ulqini rendit anët ‘e mira’ të ligjit anti-shpifje:

Deputeti socialist Musa Ulqini, nga foltorja e kuvendit tha se paketa anti-shpifje është në të mirë të gazetarisë serioze. Duke renditur sipas tij ‘të mirat’ e paketës, ai tha se projektligji i jep integritet medias, mbron qytetarët nga lajmet e rreme dhe krijon transparencë.

“Kemi 80 portale por se dimë se kush i finacnion. Mafia, antidroga? Të dihet burimi i të ardhuarave.

Kemi bërë një gjë të mirë që të gjithë janë të detyruar që të publikojnë kush janë, çfarë përfaqësojnë. Kjo transparencë na jep mundësi që të shkojmë kundër monopolit të medias.

Standardet e Europës na detyrojnë ne ta standardizojme ligjin. Ky projekligj, të dashur miq, i jep integritet medias. Me mënyrën si tërrorizojnë qytetarët, ndotin punën e shkëlqyer që bëjnë disa portale. Në radhë të parë duhet ta duartrokasin gazetarët. Ky ligj e heq punën në të zezë, për të marrë sigurime shëndetësore.Ky projektligj mbron të miturit, shmang gjuhën e urrejtjes”, tha Ulqini.

Të fundit