Flash News

KRYESORE

Muskuj, foto me motora dhe tattoo me shqiponjë/ Kush është i plagosuri i atentatit të sotëm në Tiranë (Foto)

Të tjera detaje zbulohen për atentatin e ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Tiranë, ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos. Ngjarja ndodhi në rrugën “Shefqet Musaraj”, ku viktima u gjet në një mjet i plagosur, por më pas ka humbur jetën në spital.

Sipas BalkanWeb burime nga policia bëjnë me dije se viktima është Emiljano Boçi, 32 vjeç dhe i plagosuri Melvi Disha, 27 vjeç janë shokë me njëri-tjetrin dhe janë qëlluar sapo kanë dalë nga një lokal së bashku. Mësohet se viktima dhe shoku i tij i plagosur sapo ishin kthyer nga Gjermania 2 javë më parë.

Burimet bëjnë me dije se viktimës i është bërë atentat edhe në vitin 2010 në Selitë, ku mbeti i plagosur dhe u arrestua. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa policia vijon hetimet.

I plagosuri Melvi Disha, nga fotot e publikuara në rrjetete sociale, e shkruan vetë se jeton në Gjermani. Ai duket mjaft i lidhur me palestrën dhe një djalë muskuloz.

Në disa foto ai ka pozuar në makinë apo mbi një motor dhe duke shfaqur shpesh muksujt dhe tatoo-në e tij me shqiponjë.

Të fundit