Flash News

KRYESORE

Mustafa i përgjigjet Kurtit: Vjosa Osmani kryeministre, propozimi juaj shpie në garë mes nesh

Mustafa i përgjigjet Kurtit: Vjosa Osmani kryeministre, propozimi juaj

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka refuzuar propozimin bërë nga kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, në bazë të së cilës të dyja partitë të shkojnë në zgjedhje pa një kandidat për kryeministër dhe vetëm me një listë zgjedhore.

Sipas Mustafës, shkuarja në zgjedhje pa një kandidat për kryeministër dhe vetëm me një listë zgjedhore i lë gjërat shumë të paqarta.

Kurti propozoi që LDK-ja të mbante numrin një të listës për Vjosa Osmanin dhe numrin dy të ikshte për LVV-në. Kush do të fitojë më shumë vota, do të marrë postin e kryeministrit.

Letra e plotë e Isa Mustafës:

Letër drejtuar Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Z. Albin Kurti

I nderuari Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti

Gjatë muajve, javëve dhe ditëve të fundit, LDK-ja ka punuar shumë dhe hapur, për të arritur një marrëveshje bashkëpunimi me VV-në, me qëllim që të lidhim koalicion parazgjedhor dhe për të garuar së bashku më 6 tetor.

LDK-ja me kohë e ka bërë të ditur se njeh dhe e vlerëson pritshmërinë e qyetarëve të Kosovës për këtë bashkëpunim.

LDK-ja është e hapur që marrëveshja të lidhet, nën drejtimin e kandidites sonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e ka miratuar unanimisht kandidaturën e znj. Osmani, prandaj ajo e ka përkrahjen e plotë të LDK-së për të kryesuar listën si kandidate për kryeministre dhe për të fituar zgjedhjet.

LDK-ja është subjekti më i madh politik në Kosovë, ka besimin më të madh, ka përkrahjen më të madhe, prandaj edhe do ta udheheqë vendin.

Propozimi juaj shpie, nga gara me të tjerët, në garë ndëmjet nesh, ndërsa kjo do të dëmtonte seriozisht interesin e përbashkët.

Po ashtu, LDK-ja vlerëson se një listë pa një prijës të nominuar, është një listë pa krye dhe pa orientim të qartë.

LDK-ja shpreh gatishmërinë e plotë që të vijojë bashkëpunimin me VV-në, tani apo dhe pas zgjedhjeve dhe e konsideron atë si partner në kauzën për të shpëtuar vendin nga krimi, korrupsioni, zhvatja dhe për ta nxjerë vendin nga izolimi.

Të fundit