Flash News

KRYESORE

Mustafa Nano e quan marrëzi: Rama përdor djalin në funksion të propagandës së tij

Mustafa Nano e quan marrëzi: Rama përdor djalin në funksion

Analistit Mustafa Nano i ka tërhequr vëmendjen fjalimi i kryeministrit Edi Rama, të më 30 qershor në orën 21:00, i cili në fund falenderoi pjestarët e familjes së tij dhe të birin, Zahon. Në këndvështrimin e tij, Nano thotë se kjo qe një marrëzi që Kryeministri Rama nuk do të duhej ta bënte, pasi kjo ndodh vetëm me familjet mbretërore.

“Menjëherë pas zgjedhjeve në 30 Qershor ai mbajti një fjalim dhe në fund ai falenderoi pjestarët e familjes së tij se nuk e kuptoj se ç’lidhje kanë më zgjedhjet. Nuk arsye pse duhet t’i di unë emrat, po ja që i di dhe në fund Zahon dhe iu referua Zahos edhe për një shprehje që Zaho paska thënë. Kjo për mua është marrëzi. Kryeminsitri nuk do duhej ta bënte këtë nuk ka pse ta përdorë fëmijën e vet në funksion të PR të tij. Ndodh vetëm me familjet mbrëtërore dhe satrapat dhe mbretërit. Rama mbret nuk është”, deklaron Nano.

“Ju dua shumë fare. Kjo është shprehja më e bukur për mua, që ma thotë Zaho dhe që unë vdes fare. Faleminderit, Lindës, Gregut, Reas, dhe të paepurës Aneta Ramës” ishte fjalimi i Edi Ramës.

Të fundit