Flash News

KRYESORE

Mustafa Nano: Fatmir Xhafaj u vu në presion, bëri gabim që e dorëzoi Agronin

Mustafa Nano: Fatmir Xhafaj u vu në presion, bëri gabim që e

Analisti Mustafa Nano e konsideron të gabuar dorëzimin e Agron Xhafajt te autoritetet italiane, atje ku ai është dënuar me 7 vite e 2 muaj burg për trafik droge.

Nano deklaroi gjatë emisionit ‘Opinion’ se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u vu në presion nga opozita dhe për këtë arsye e dorëzoi vëllin. Por sipas tij, ky ishte një vendim i gabuar.

“Ka bërë gabim që e ka dorëzuar. E bëri nën presion. E dorëzoi pa gjyq. Që ka dorëzuar vëllain, unë nuk e kuptoj”, u shpreh Nano.

Mustafa Nano tha se çështja ‘Xhafaj’ është një lojë e pistë që po ndiqet me sy mbyllur. Ai e konsideroi Fatmir Xhafajn si ministrin më të suksesshëm të 28 viteve të fundit.

Policia lë të lirë Albert Veliun, dëshmitari X në audio-përgjimin e Agron Xhafajt

Të fundit