Flash News

KRYESORE

 Mustafa Nano: Hesapet duhen bërë me këtë opozitë siç është; do ketë zgjedhje të parakohshme

 Mustafa Nano: Hesapet duhen bërë me këtë opozitë

Analisti Mustafa Nano, i ftuar në “Opinion” mbrëmjen e djeshme, ku foli për qëndrimin e eurodeputetëve sa i përket djegies së mandateve të opozitës, u shpreh se “hesapet duhen bërë me këtë opozitë siç është”.

Sipas tij, marrëdhëniet e opozitës me ndërkombëtarët kanë qenë gjithmonë të vështira. Ndërsa shprehet më tej se do të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Unë jam me idenë që hesapet duhen bërë me këtë opozitë siç është. Këtu do precipitojë në një konflikt civil. Dhe këta zotërinjtë që erdhën do kenë tjetër qëndrim. Përplasja do të ndodhë që të ndërrojë një klasë politike të korruptuar me një klasë politikë të korruptuar. Nuk e shikoj me entuziazëm. Nuk ka ndodh ndonjëherë që ndërkombëtarët të jenë në kor kundër opozitës. Marrëdhëniet e opozitës me ndërkombëtarët kanë qenë gjithmonë të vështira. Unë e shikoj që do ketë zgjedhje të parakohshme, por do ketë kur të dojë kryeministri. Në këto rrethana që opozita ka marrë këtë vendim , mund t’i vëmë shumë etiketa”, u shpreh Nano.

Të fundit