Flash News

KRYESORE

Mustafa Nano: Nëse e diela mbyllet në paqe, vendi së shpejti në zgjedhje të parakohshme

Mustafa Nano: Nëse e diela mbyllet në paqe, vendi së shpejti

Analisti Mustafa Nano nuk e përjashton mundësinë që nëse 30 qershori, dita kur mazhoranca ka thirrur qytetarët në votime për organet e qeverisjes vendore, ndonëse pa opozitën, mbyllen ne paqe, vendi së shpejti do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në një intervistë për gazetën ‘Panorama’, Nano ia sugjeron këtë opsion kryeministrit Rama, edhe pse sipas tij nuk kanë për të qenë një zgjidhje.

“Nëse zgjedhjet lokale mbyllen në paqe, nuk përjashtoj që Rama të marrë vendimin për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Madje, do t’i sugjeroja ta bënte këtë. Por, duhet të dimë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të jenë njësoj si të gjitha zgjedhjet që kemi bërë sepse nuk shoh asnjë vullnet të sinqertë brenda politikës, për të ndryshuar rendin e gjërave. E në këtë kuptim, zgjedhjet e parakohshme nuk kanë për të qenë një zgjidhje. Zgjidhjet nuk duhen pritur nga kjo klasë politike”, shprehet Nano.

Analisti tregon se në 30 qershor do t’u drejtohet kutive të votimit, ndonëse e cilëson këto zgjedhje jolegjitime.

“Unë do të marr pjesë në zgjedhje dhe vota ime është gjithmonë e ditur për kë shkon. Katr vjet më parë votova për Gjergj Bojaxhiun. Tani, ç’është e vërteta nuk e di nëse duhet votuar. Kam parë në një lojë të pandershme institucionesh (partitë, presidenca, qeveria, KQZ etj) që kanë mbjellë një konfuzion të madh. Nuk e di nëse 30 qershori është një datë legjitime zgjedhjesh. Është absolutisht i gabuar, por është dekret dekret presidencial. Pas tij doli një vendim i Kolegjit Zgjedhor, që e konsideron nul dekretin e dytë të presidentit. Ky konflikt mes institucionesh bën që 30 qershorit t’i vijë era jolegjitimitet. Mirëpo, në anën tjetër, di që çdo datë tjetër zgjedhjesh është edhe më e zhytur në jolegjitimitet. Por, sidoqoftë vendimi im për të votuar nuk k të bëjë me arsyetime të natyrës politike”, tha analisti Nano.

Të fundit