Flash News

KRYESORE

Mustafa Nano: Paketa anti-KÇK një lojë e rrezikshme, i trembem abuzimeve

Mustafa Nano: Paketa anti-KÇK një lojë e rrezikshme, i trembem

Gazetari Mustafa Nano mendon se nisma e re e qeverisë për paketën anti-KÇK është një lojë e rrezikshme, pasi policia merr një fuqi të madhe. Ai ka frikë se mos abuzohet me ligjin.

“Më duket një lojë e rrezikshme. Unë nuk kam garanci për ligjin, kam frikën se do abuzohet. I jepet një fuqi e madhe policisë, ndërkohë që kemi një polici të politizuar. Drejtorët e policisë janë të emëruar politikisht. Është bërë këtë herë ajo që bëhet çdo pushtet, nuk është polici 100 % e Republikës. Sikur ne të kishim Gjykatë Kushtetuese sot, kjo do shfuqizohej. Në disa pjesë rivalizohet Kushtetuta, ka mbivendosje institucionesh.”, tha Nano në “Opinion”.

Ligji i jep të drejtën policisë të sekuestrojë pasuri, si edhe të kufizojë lirinë e një individi.

Të fundit