Flash News

KRYESORE

Mustafa Nano për kritikat në rrjetet sociale: Prej zemërimit që kam me facebookun kam filluar të marr zët edhe Mark Zuckerbergun

Mustafa Nano për kritikat në rrjetet sociale: Prej zemërimit

Monologun e sotëm në emisionin ‘Provokacja’ gazetari Mustafa Nano ja dedikoi kritikave dhe sharjeve që i bëhen në rrjetet sociale. Nano e nis monologun e tij duke thënë se ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me shqiptarët në Kosovë, por shtoi se “ka ca kohë që “flirti” im me një pjesë të tyre nuk ekziston më”.

“Unë nuk jam pjesë e rrjeteve sociale. E konsideroj botën e rrjeteve sociale më banalen që mund të ekzistojë në këtë botën e madhe, por janë të tjerët që më thonë se… çfarë nuk thonë për mua! Më shajnë, më fyejnë, shpifin, ose përhapin shpifje që i bëjnë të tjerët. Damka që më kanë vënë së fundmi është ajo e tradhëtarit, e proserbit, e progrekut, e antishqiptarit. Nuk është se shqetësohem nga një gjë e tillë. Jam mësuar tanimë. Më është regjur lëkura. Nuk besoja se do më regjej, por ja që ka ndodhur. E kështu, përpiqem t’i injoroj, e të mos ndikohem në punën që bëj. Nuk është e lehtë, pasi ti, në mos njëherë, njëherë, do të biesh se s’bën në grackën e detraktorëve të tu, por unë stërmundohem që t’i rri larg kësaj gracke. Nuk jam në facebook, në jam në instagram, nuk jam në tëitter, dhe jam i sigurtë se nuk do të jem ndonjëherë. Sidomos në facebook. Facebooku ma shpif. Dhe prej zemërimit që kam me facebookun kam filluar të marr zët edhe Mark Zuckerbergun. Ky është gjeni, e di, por me facebookun më ngjan me Frenkeinsteinin”, ta Mustafa Nano.

Duke ju përgjigjur kritikave, sharjeve e fyerjeve ndaj tij, Nano tha se problemi ynë nuk janë të liqtë, spiunët, të korruptuarit, as tradhtarët por janë trutharët.

“Kush janë trutharët? Si t’i gjejmë ata? Si t’i zbulojmë? Një tipar të tyrin ua tregoj unë. Trutharët e kanë zakon të flasin për tradhëtarë. Ata shohin një tradhëtar te çdokush që hedh një ide, të cilën ata vetë nuk e kuptojnë, nuk e fusin dot në trurin e tyre. Mirëpo, nuk ua kanë fajin tradhëtarët putativë. Fajin e kanë ata vetë që trurin e mbajnë të mbyllur me drynat e padijes. Prandaj, hapeni atë dreq truri! Në mos,  mbylleni atë dreq goje!”, u shpreh Mustafa Nano.

Të fundit