Flash News

KRYESORE

Mustafa Nano i përgjigjet Rudina Hajdarit: Unë nuk flas për këtë Azem, ndërhyrje krejt e pavend!

Mustafa Nano i përgjigjet Rudina Hajdarit: Unë nuk flas për

Gazetari dhe publicisti Mustafa Nano i është përgjigjur sërish vajzës së Azem Hajdarit, deputetes së Partisë Demokratike Rudina Hajdari.

Pas shkrimit të gazetarit për Azem Hajdarin, Rudina e quajti një gazetar blogjesh dhe xheloz Nanon.  I pyetur nga “Panorama”, Nano ndërhyrjen e deputetes e quan të pavend. 

Vajza e Azem Hajdarit, që është edhe deputete e PD-së, ka bërë një replikë personale me ju, ku ju quan gazetar blogjesh dhe xheloz për aktet e të atit. A keni ndonjë përgjigje?

Shikoni, Azem Hajdari ka qenë babai i fëmijëve të vet, bashkëshorti i gruas së vet, biri i prindërve të vet, vëllai i vëllezërve të vet, miku i miqve të vet. Mirëpo, unë nuk flas për këtë Azem.

Këtë Azem nuk do guxoja kurrë t’ua prekja njerëzve të tij. Jo për gjë, por këtë Azem as që e njoh. Unë flas për atë Azem që më përket edhe mua, për Azemin si personazh i historisë. Kështu që ndërhyrjen e së bijës e gjeta krejt pa vend.

Një personazh i historisë (që duan ta futin me pahir, e me statuja, në panteonin e historisë kombëtare) nuk ka kuptim të mbrohet nga e bija. Nëse është e bija që e mbron, atëherë kjo nuk është shenjë e mirë. Lëre pastaj që në këtë mes nuk ka nevojë fare për mbrojtje. Në këtë mes bëhet fjalë për një diskutim publik mbi një personazh që ka lënë pas zhurmë e statuja. Dhe ky diskutim do bëhet ashtu si bëhen të gjitha diskutimet e tjera.

 

 

Të fundit