Flash News

KRYESORE

Mustafa Nano: Rama më duket kryeministri më i trishtuar në botë

Mustafa Nano: Rama më duket kryeministri më i trishtuar në

Analisti Mustafa Nano mendon se Edi Rama e ka humbur motivimin që ka pasur, e tani është kthyer në kryeministrin më të trishtuar në botë.

“Si politikan e kam ndjekur vazhdimisht, fillimisht më ka inspiruar me natyrën e vetë, me kurajën e vetë. Por me kalimin e kohës, Rama i ka humbur motivimet e mira që ka pasur, nuk ka më motivime, është i zbrazët nga motivimet. Por unë e shoh, ai është edhe i trishtuar, është Kryeministri më i trishtuar në botë”, tha ai në programin “Historia ime” në Tv Klan.

Nano tregoi edhe për marrëdhëniet me kreun e qeverisë.

“Nuk i kam pasur asnjëherë të afërta, jemi takuar, kemi biseduar, kemi shkëmbyer ndonjë libër. E këtij niveli, e këtij lloji ka qenë marrëdhënia.”

Të fundit