Flash News

KRYESORE

Mustafa Nano: Rana është një poitikan i keq, me një mandat të tretë do bëhet i neveritshëm

Mustafa Nano: Rana është një poitikan i keq, me

Analisti Mustafa Nano është shprehur se gjendja në Shqipëri është në një përkeqësim progresiv në të gjitha planet e mundshme dhe sipas tij shoqëria shqiptare duhet të bëjë atë që po bën Bjellorusia ku janë çuar qytetarët dhe jo militanët e partive.

"Ka pasur një përkeqësim progresiv në të gjitha planet e mundshme. Merrje frymë më mirë në kohën e para 10 viteve. Edhe sot e mendoj se kur ulem në tavolinë për të shkruar ndihem më mirë. Dhe jam penduar që fytyrën time e kam bërë publike. Unë përgjithësisht kam një marrëdhënie të  vështirë me klasën politike shqiptare. Edi Rama është një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të gjeneratës së tij. Ashtu si edhe Sali Berisha, që është një njeri I lexuar. Në fund të fundit këta e përfaqësojnë më së miri shoqërinë shqiptare. Shoqëria shqiptare mund të bëjë atë që mund ta bëjnë edhe shoqëritë e tjera. Atë që po bëjnë në Biellorusi që janë çuar qytetarët, kursë këtu kanë dalë militanët e partive, jo qytetarët." tha ai.

Nano thotë më tej se ajo që nuk i pëlqen te opozita është se janë shumë të dashuruar me pushtetin, jo me ide të caktuara.  Ndërsa për maxhorancën aktuale thotë se nuk kanë çfarë të japin më.

"Për mirë nuk besoj se kanë 8 vjet dhe e dimë se çfarë kanë bërë dhe çfarë do bëjnë. Dhe unë do të doja që të ngrinim zërin kundër një estabilishmenti që nuk ofron asgjë. Unë dua kryetarin e opzitës me ide. Rama ka një avantazh që është më i ditur dhe ka këtë përvojë 8 vjeçare. Edi Rana nuk është diktator është një poitikan i keq. Edi Rama me një mandat të tretë do bëhet i neveritshëm por nuk është i rrezikshëm"-tha Nano.

Të fundit