Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mustafa Nano replikon me Shehun dhe Manjanin për LGBT: Jemi popull i prapambetur, s’njohim qytetërimin perëndimor
Analisti Mustafa Nano ka replikuar me deputetin e Partisë Demokratike, Tritan Shehu dhe me ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Mamanji, të cilët janë shprehur kundër fushatës sensibilizuese të përfaqësuesve te LGBT në shkollat e kryëqytetit.
Në monologun e tij në emisionin “Provokacija”, analisti ka theksuar se ata nuk arrijnë të kuptojnë thelbin e qytetërimit perëndimor, ku ne duam të shkojmë.
Dhe thelbi i qytetërimit perëndimor sipas Nanos qëndron te një numër vlerash e parimesh, një nga të cilat është që të gjithë njerëzit janë e duhen trajtuar të barabartë, pavarësisht nga raca, etnia, feja e tyre, pavarësisht nga rreshtimi i tyre politik, pavarësisht nga gjinia e orientimi i tyre seksual.
Monologu i plotë:
Në diskutimin mbi komunitetin LGBT që ka plasur kohët e fundit e ku janë përfshirë një numër personazhesh publikë, është demonstruar si rrallë në ndonjë rast tjetër prapambetja jonë kulturore. Dhe kjo gjë është treguar jo vetëm me çfarë është thënë, por edhe me sigurinë, me të cilën kanë folur ata që kanë folur. Qëndrimet anti gay, apo urrejtja ndaj gayve, apo përbuzja ndaj këtyre, janë shprehur me krenari, duke poetizuar sojin e shqiptarëve që nuk ka lidhje me bythëqirat e Perëndimit të shthurur e të degjeneruar. Çfarë gallate që është me këta njerëz! Ylli Manjani ka mbledhur bashkë nën kategorinë “pisllëqe” martesat gay, eutanazinë, e legalizimin e drogave, dhe veç ai mund ta dijë se çfarë i lidh këto të trija, dhe se pse secila prej tyre është një pisllëk. Tritan Shehu ka gjetur se si shërohet një gay. “T’i japim doreza boksi e ta vëmë të luajë futboll sa kohë është i ri!!!”, thotë ai. Nuk po bëj shaka.
Është me të vërtetë sugjerim i Tritan Shehut. Muhamet Sytari, që është i zhytur kokë e këmbë në shekullin e VII, i quan lidhjet brenda gjinisë si punë të shejtanit. Ndërsa Myslim Murrizi, deputet, shënimin e tij e mbyll me një “mallkim” për ata që, sipas tij, predikojnë përhapjen e homoseksualizmit: Çfarë predikoni për mirë, jua dhëntë Zoti në familjet tuaja! Këtë thotë Murrizi. Dhe mes të tjerash, ai ka zbuluar pse kombi shqiptar ka mbijetuar e pse nuk ka shkuar në të sëmës (këtë shprehje të fundit e kam të huazuar prej tij).
“Ka mbijetuar”, thotë ai, “sepse nuk ka lejuar martesat e burrit me burrin e të gruas me gruan”. Pas kësaj, mbetet të na zbulojë pse vendet skandinave, ku gaytë janë sheshit, jo vetëm kanë mbijetuar, por edhe janë vendet më të begata, më të qeta e më të lumtura të botës, në të cilat çdo shqiptar do shkonte të jetonte me dëshirë të madhe. Ndërkohë, po ju bëj unë me dije lidhur me një zbulim timin. Kam zbuluar se ky komb ka mbetur kështu si është, i prapambetur, i varfër, i shthurur, i pakulturuar, bishti i Europës, ngaqë ka shumë Myslim Murriza e jo ngaqë ka shumë gay. Se gay, në fakt, nuk ka. Numërohen me gishtat e dorës. Dhe është e sigurtë se, nëse punët e vendit do të lihen gjithë kohën në dorë të Myslim Murrizave, do të shkojmë me të vërtetë në të sëmës. Si komb.
Murrizi, por edhe të tjerë si ai, nuk arrijnë të kuptojnë thelbin e qytetërimit perëndimor, ku ne duam të shkojmë. Ku edhe ata duan të shkojnë. Të paktën, me fjalë. Dhe thelbi i qytetërimit perëndimor qëndron te një numër vlerash e parimesh, një nga të cilat është që të gjithë njerëzit janë e duhen trajtuar të barabartë, pavarësisht nga raca, etnia, feja e tyre, pavarësisht nga rreshtimi i tyre politik, pavarësisht nga gjinia e orientimi i tyre seksual, etj, etj. Në Perëndim nuk ka ndonjë pasion homoseksual më të zhvilluar sesa në Shqipëri. Nuk ka pse të ketë. Nga ana tjetër, në Perëndim nuk është se kanë respekt për gaytë. Vetëm një budalla mund ta mendojë këtë. Jo për gjë, por nuk ka asnjë kuptim të thuash “kam respekt për gaytë”. Të thuash “kam respekt për gaytë” është njësoj si të thuash “kam respekt për ata që e kanë shtëpinë te Fusha e Aviacionit”. Dmth nuk ka kuptim. Në Perëndim kanë respekt për njerëzit, të cilëve u njohin të drejta të barabarta, qofshin këta homoseksualë si Kristi Pinderi, qofshin heteroseksualë si unë, qofshin zombie si Myslim Murrizi.
Kaq e vështirë është për ta kuptuar këtë?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38